Ne jemi me mira e ndertimit
Kompania CEACON, e themeluar në vitin 2007, me traditë 11 vjecare, ka operuar me sukses në industrinë maqedonase të ndërtimit, vazhdimisht duke u zgjeruar dhe promovuar shtrirjen e shërbimeve nëpërmjet investimeve të vazhdueshme në modernizimin e paisjeve.
E dedikuar në punë dhe në participuesit e saj, në ndërtimin e shumë projekteve te rëndësisë së lartë, përmes së cilave kontribuoi dhe depërtoi në fushën e ndërtimit ku CEACON shpejtë gjeti vendin në shoqëri.
Gjatë zhvillimit, CEACON arriti të bëhet një nga kompanitë kryesore të ndërtimit në tregjet e brendshme, si dhe rajonale, kryesisht, falë aftësive, inovacionit dhe njohurive të gjithë ekipit të perkushtuar si dhe aftësisë së shquar për përshtatjen ndaj ndryshimeve në mjedisin e biznesit.
CEACON vazhdimisht e zgjeron shtrirjen e shërbimeve duke ju mundësuar klientëve cilësi dhe inovacion në gjithë ndërtimet sipas standarteve evropiane.
Kompania e ndërtimit CEACON përfaqeson me sukses, në gjithë shtetin dhe rajonin, shërbimet pasuese: inxhinieri ndërtimi, arkitekturë, konstruksione ndërtimore, hidro-konstruksione, shërbime transporti.
Vizioni dhe Misioni
Misioni i kompanisë sonë është të shndërohet në produkt të cilësisë kulminante që do të përputhet me nevojat e klientëve dhe në këtë menyrë të arrijë pozicionim më të mirë në treg. Sot është rëndë të jesh ndryshe, kreativ dhe inovator. Ne luftojmë cdo hap deri te produkti dhe shërbimi final që ofrojmë, të jemi profesionistë të vërtetë, sespse është e vetmja mënyrë që garanton sukses.
Me përpjekjet e përbashkëta të ekipit tonë, puna në ekip dhe energjia pozitive, ne realizojmë ëndrrën tonë – “punë e bërë si duhet cdo ditë”. Duke investuar vazhdimisht në teknologjinë e fundit, staf të kualifikuar dhe komunikim të hapur me klientët tanë, ne arrijmë që oferta e produkteve dhe shërbimeve tona të jetë e jashtëzakonshme dhe kjo përfaqëson përparesinë tonë më të madhe.
Vizioni ynë është prezentimi në tregun botëror, krijimi i rrjetit të partnerëve internacional, njohja globale e CEACON me reputacion të pasur në fushën e ndërtimit.